Kosovë

Ndryshe nga Ura e Ibrit, shteti harron renovimin Urës së Badovcit  

Nuk është finalizuar në kohën e paraparë me kontratë ura mbi Liqenin e Badovcit, në rrugën nacionale Prishtinë-Gjilan. Punimet në të janë ndalur prej kohësh.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë bërë të ditur se tani projekti është duke u modifikuar.

Vlera e kontratës për urën, e cila është lidhur në fillim të vitit me kompaninë “Dreni Inginiering”, është 468 mijë euro.

Në dokument është përcaktuar që punimet të përfundojnë brenda 125 ditësh, afat ky që është tejkaluar prej kohësh.

Në mungesë të kësaj ure e cila lidh kryeqytetin me Komunën e Gjilanit, shoferët po shfrytëzojnë një rrugë alternative e cila thanë se po iu rrezikon jetën.

Ata janë ankuar vazhdimisht për zvarritjen e projektit dhe kanë kërkuar ndërmarrjen e veprimeve konkrete.

Ura e re pritet që të jetë 38 metra e gjatë dhe 7 metra e gjysmë e gjerë.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12