KosovëLajme

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet”, një vit nga gënjeshtra e Kurtit dhe Hysenit për hapjen e Autostradës

Janë bërë një vit prejse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, patën gënjyer publikisht se Autostrada e Gjilanit do të hapej gjatë vitit 2023.

Kurti, pasi kishte shkuar për t’i parë nga afër punimet, pati theksuar se pjesa më e madhe e punimeve është kryer, teksa ishte shprehur i bindur që ajo të lëshohej për qarkullim gjatë vitit të kaluar.

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime. Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve”, kishte thënë Kurti.

Optimist se punimet do të finalizoheshin në vitin 2023 ishte kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ngjashëm si Kurti thoshte se pjesa ma e madhe e punimeve janë kryer.

“Përgatitjet dhe angazhimi i qeverisë është që ky projekt të përfundojë këtë vit, ndërkohë që nga punimet që po zhvillohen në terren, tregojnë që ky intensitet i punimeve do të jetë i pritur në fund me përfundimin total të autostradës deri në Bresalc”, pati deklaruar Hyseni.

Edhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ishte lavdëruar se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në tetë llotet dhe se po bëheshin përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë vitit të kaluar.

“Buxheti është ndarë për këtë dhe vizitat e shpeshta janë inkurajim për operatorët ekonomikë dhe për punëtorët që të punojnë me përkushtim, në mënyrë që kjo të përfundohet sa më shpejtë”, theksoi Durmishi.

Kontrata për autostradën Prishtinë- Gjilan ishte nënshkruar gjatë vitit 2018, kur ministër i Infrastrukturës ishte Pal Lekaj.

“Nuk kemi ardhur në qeveri për të bollkuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake, siç na janë referuar ish-qeveria në vazhdimësi, që sot janë në opozitë. Do të jemi të barabartë për të gjitha komunat dhe tërë Kosovën”, pati njoftuar Lekaj.

Ndërsa në buxhetin e Kosovës për vitin 2024 janë paraparë të shpenzohen 17 milionë euro për autostradën Prishtinë- Gjilan.

Po ashtu, në të njëjtin buxhet janë paraqitur edhe shpenzimet e planifikuara për tri vitet e ardhshme, bazuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12