KosovëLajme

Komisioni parlamentar viziton Gjilanin.

Nga marrja e pushtetit në Gjilan, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, pothuajse çdo ditë publikon fotografi nga takimet e tij zyrtare. Çfarë vlenë të theksohet është intensiteti i takimeve të kryetarit, dhe publkimi i fotografive pothuajse për çdo takim, risi kjo për komunën tonë.  Kësaj radhe Komisioni parlamentar për Integrim Evropian i Kuvendit të Kosovës ka vizituar Gjilanin, në përbërje Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Shqipe Isufi e Agon Batusha, kanë vizituar të mërkurën Gjilanin, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët.
Qëllimi i vizitës i anëtarëve të këtij Komisioni ka qenë për ta parë nga afër zbatimin e planit të punës dhe zbatimin e masave që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA), ku Komunat kanë rol të madh në procesin e integrimeve evropiane.
 
 

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8