Kosovë

Lavdërohet Hyseni për ndërtimin e disa rrugëve

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është lavdëruar se ka filluar rregullimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan në vlerë mbi 330 mijë euro.

“Po vazhdon ndërtimi i rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan. Kjo po bëhet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës për qytetarët. Po ashtu po kryhen punimet në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”, pas asfaltimit final të kësaj rruge”, tha Hyseni.

I pari i komunës, tregoi po ashtu se rrugët që do të ndërtohen janë: “Avni Rrustemi”, “Rifat Hamiti”, krahu 1, krahu 2, “Gustav Majer”, “Shyt Mareci” “Aleks Buda”, “Afrim Maliqi” dhe rruga “Vëllezërit Frashëri”.

Hyseni tregoi se gjithashtu se ka vizituar edhe punimet finale në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12