KosovëLajme

Pa fakultet, e kontratë mbi vepër, Alisa Bekteshi bëhet koordinatore në teatrin e Gjilanit

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni me të marrë mandatin kishte deklaruar se nuk do të ketë të punësuar me kontrata mbi vepër. Mirëpo gjatë mandatit të tij si kryetar, del të jetë krejtësisht e kundërta, raporton Nacionale.

Madje, në Komunën e Gjilanit, në këtë formë u “punësua”, jë person që ende nuk e ka përfunduar fakultetin. Personi në fjalë është dërguar të ushtrojë detyrën në Tetarin e Qytetit, pa kërkesën e këtyre të fundit. Çka ndodhi?

Më të marrë mandatin si kryetar i Gjilanit, Alban Hyseni kishte deklaruar se nuk do të ketë persona të punësuar me kontratë mbi vepër.

Në atë kohë, Hyseni kishte deklaruar se nuk do të lidhin marrëdhënie kontraktuale mes komunës dhe palëve tjera, që janë të jashtëligjshme.

“E di që ka pasë shumë njerëz të punësuar edhe në bibliotekë edhe në vende të tjera, me kontratë në vepër, 55 gjithsej. Pra, afërsisht pasi ne kemi marrë detyrën kanë skaduar me datën 31 dhjetor, afërsisht 22 ditë pasi kemi marrë detyrën kanë skadu. Nuk mund të vazhdojë dokumente marrëdhënie kontraktuale mes komunës dhe palëve tjera që janë të jashtëligjshme.” – kishte thënë dikur Alban Hyseni.

Mirëpo më sa duket gjatë mandatit këto fjalë i marrë era, pasi që në Tetarin e Qytetit është dërguar me kontratë mbi vepër për tre muaj, Alisa Bekteshi, në pozitën e koordinatores së programeve kulturore për fëmijë.

“Alisa Bekteshi është angazhuar me kontratë për shërbime të veçanta me kohëzgjatje për tre muaj, (periudha 03.07.2023– 3.10.2023) gjatë aktiviteteve të ditëve të diasporës në pozitën e koordinatores së programeve kulturore për fëmijë në kuadër të Teatrit nën ombrellen e Drejtorisë për Kulturë. E njëjta, për shkak të zhvillimit të disa aktiviteteve kulturore gjatë Ditëve të Diasporës, në Bibliotekën e Qytetit, është vendosur përkohësisht në hapësirat e Bibliotekës së Qytetit.” – thuhet në përgjigje të Komunës së Gjilanit.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8