KosovëLajme

LVV SH.P.K, Makineria e punësimeve nga Alban Hyseni

Kur i kanë mbetur edhe pak kohë si kryetar i Gjilanit, Alban Hysenin, e ka kapluar “paniku” se do i humbas zgjedhjet, meqë ka dështuar për t’i realizuar projektet kryesore, tani ka filluar të punësojë familjarët dhe bashkëpartiakët.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, ka shpallur rezultatet përfundimtare për kandidatët fitues në pozita të ndryshme në disa shkolla. Në këto konkurse 10 kandidatë të punësuar në pozita për mësimdhënës, janë familjarë të zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Kandidatët e pranuar janë persona të afërt me Alban Hysenin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Vlora Nuhiu, e cila është pranuar në SHFMU ‘Selami Hallaqi” është kunata e Drejtorit të DKA’së, Shpend Nuhiut.

Ndërsa e pranuara tjetër Donika Ukshini, raportohet se është vajza agjës, së Ardita Ukshini. Në listë është edhe Valdrina Iseni, e cila raportohet se është kunata e kryetarit Alban Hyseni. Tutje, Bleona Arifi, Aktiviste e Vetëvendosjes.

Tuba Pajaziti, shoqe e Arianit Sadikut, asamblist i Vetëvendosjes. Mile Kastrati, raportohet të jetë balldëzka e Drejtorit të DKA’së, Shpend Nuhiut. Laura Sylejmani, Kunata e Arijanit Sadikut.

Floresë Zeqiri, thuhet se është mbesa e burrit të deputetes, Arijeta Rexhepi. Tutje e punësuar është edhe Mimoza Alidemi, e cila raportohet se është balldëska e deputetit Luan Aliu.

Si dhe është punësuar edhe Ajshe Berisha, që sipas Gjilani Hashtag është gruaja e fotografit të kryetarit Alban Hyseni.

Pa fakultet, e kontratë mbi vepër, Alisa Bekteshi bëhet koordinatore në teatrin e Gjilanit

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni me të marrë mandatin kishte deklaruar se nuk do të ketë të punësuar me kontrata mbi vepër. Mirëpo gjatë mandatit të tij si kryetar, del të jetë krejtësisht e kundërta.

Madje, në Komunën e Gjilanit, në këtë formë u “punësua”, një person që ende nuk e ka përfunduar fakultetin. Personi në fjalë është dërguar të ushtrojë detyrën në Tetarin e Qytetit, pa kërkesën e këtyre të fundit.

Çka ndodhi?

Më të marrë mandatin si kryetar i Gjilanit, Alban Hyseni kishte deklaruar se nuk do të ketë persona të punësuar me kontratë mbi vepër.

Në atë kohë, Hyseni kishte deklaruar se nuk do të lidhin marrëdhënie kontraktuale mes komunës dhe palëve tjera, që janë të jashtëligjshme.

“E di që ka pasë shumë njerëz të punësuar edhe në bibliotekë edhe në vende të tjera, me kontratë në vepër, 55 gjithsej. Pra, afërsisht pasi ne kemi marrë detyrën kanë skaduar me datën 31 dhjetor, afërsisht 22 ditë pasi kemi marrë detyrën kanë skadu. Nuk mund të vazhdojë dokumente marrëdhënie kontraktuale mes komunës dhe palëve tjera që janë të jashtëligjshme.” – kishte thënë dikur Alban Hyseni.

Mirëpo më sa duket gjatë mandatit këto fjalë i marrë era, pasi që në Tetarin e Qytetit është dërguar me kontratë mbi vepër për tre muaj, Alisa Bekteshi, në pozitën e koordinatores së programeve kulturore për fëmijë.

Shoku i Alban Hysenit dhe simpatizanti i Kurtit marrin vende pune nga komuna e Gjilanit

Ndërsa gjatë muajit mars në bazë të rezultateve me shkrim dhe me gojë të publikuara nga Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan, ishte pranuar në punë Donik Behuli si mjek i stomatologjisë dhe Elion Gagica, teknik i dhëmbëve, të dy të afërt më Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas rezultateve, Behluli ishte renditur i pari me 190 pikë për pozitën e mjekut, ndërsa Gagica është poentuar me 196.5 pikë për pozitën e teknikut.

Ndryshe, ky konkurs ishte anuluar dy herë. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë për e pati pranuar se Gagicën e ka mik dhe se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përderisa unë jam kryetar komune, testet nuk dalin jashtë. Dy herë është anuluar për parregullsi. Elion Gagica është mik i imi, është anëtar i Vetëvendosjes. Nëse i shihni rezultatet e tij, ai gjithmonë është i pari ose i dyti”, pati thënë Hyseni.

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet”, një vit nga gënjeshtra e Kurtit dhe Hysenit për hapjen e Autostradës

Janë bërë një vit prejse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, patën gënjyer publikisht se Autostrada e Gjilanit do të hapej gjatë vitit 2023.

Kurti, pasi kishte shkuar për t’i parë nga afër punimet, pati theksuar se pjesa më e madhe e punimeve është kryer, teksa ishte shprehur i bindur që ajo të lëshohej për qarkullim gjatë vitit të kaluar.

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime. Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve”, kishte thënë Kurti.

Optimist se punimet do të finalizoheshin në vitin 2023 ishte kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ngjashëm si Kurti thoshte se pjesa ma e madhe e punimeve janë kryer.

“Përgatitjet dhe angazhimi i qeverisë është që ky projekt të përfundojë këtë vit, ndërkohë që nga punimet që po zhvillohen në terren, tregojnë që ky intensitet i punimeve do të jetë i pritur në fund me përfundimin total të autostradës deri në Bresalc”, pati deklaruar Hyseni.

Alban Hyseni kishte marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 14 nëntorit.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12