Kosovë

Alban “Dështimi”

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë një vendim për të rikthyer në pikën zero procesin e tenderit për renovimin e Stadiumit në Gjilan.

Ky vendim është marrë pas një ankese të bërë nga një operator ekonomik i cili ka konkurruar në këtë tender.

Ndërsa Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka filluar hetimet nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në projektin 15 milionësh për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

Renovimi i stadiumit në Gjilan filloi si projekt në vitin 2017 dhe pritej të përfundonte në fund të 2020-ës.

Neglizhenca, zvarritja e punimeve si dhe shumë çështje të tjera e kanë përcjellur realizimin sipas afateve të parapara të stadiumit.

Pasojat e rinovimit të stërzgjatur i kanë vuajtur më së shumti Drita e Gjilani që bëjnë gara në superligë.

Dy skuadrat, në mungesë të stadiumit, ndeshjet si vendës i kanë zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Po ashtu janë bërë një vit prejse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, patën gënjyer publikisht se Autostrada e Gjilanit do të hapej gjatë vitit 2023.

Kurti, pasi kishte shkuar për t’i parë nga afër punimet, pati theksuar se pjesa më e madhe e punimeve është kryer, teksa ishte shprehur i bindur që ajo të lëshohej për qarkullim gjatë vitit të kaluar.

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime. Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve”, kishte thënë Kurti.

Në zgjidhjet lokale të vitit 2021, Alban Hyseni kishte marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë.

Hyseni, para kuvendarëve të Komunës së Gjilanit pati bërë të ditur se do e sjellë frymën e re që banorët e Gjilanit e kanë pritur.

Ai, kishte premtuar se do të jetë zëri nëpërmjet të cilit do të diskutohen dhe zgjidhjen të gjitha problemet e qytetit.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12