KosovëLajme

Haziri: Kjo Qeveri e ka përjashtuar Anamoravën nga çdo kujdes dhe ia ka ndaluar projektet kryesore

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ka filluar numërimi prapa i kësaj qeverie që udhëhiqet nga Albin Kurti, e cila sipas tij “pësoi fiasko në çdo aspekt”.

“Erdhën në pushtet me metoda të dhunshme, me linçime të kundërshtarëve politikë, me kauza të rrejshme, me popullzim par excellance dhe e polarizuan skenën politike deri në atë shkallë sa e sollën Kosovën afër vëllavrasjes. E, çka bënë?”, ka pyetur Haziri përmes një statusi në Facebook.

Sipas Haziri, kjo qeveri “degraduan” çdo pore të jetës dhe dështuan në çdo premtim në mënyrë frapante dhe prapë vazhduan me mashtrime.

“Sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut”, shtoi.

“Nuk duhet ta harrojmë assesi edhe mashtrimin e tij më të madh se ‘nuk do ta vazhdojë dialogun me Serbinë’, ndërkohë që buzëqeshi disa herë në takimet me Vuçiçin, prej të cilave u prodhua një autonomi për serbët dhe Kosovën e futi në marrëveshje ligjërisht obligative”.

Ai ka theksuar se ajo që është “më e tmerrshmja”, Kosovës dhe komunave ku udhëheqin, i sollën “depresion të thellë” politik e ekonomik dhe shkaktuan dëshpërim në emër të shpresës që e mbollën tek qytetarët.

Ish-kryetari i Gjilanit, ka potencuar se kjo Qeveri e kanë “përjashtuar Anamoravën” nga çdo kujdes dhe ia ndaluat projektet kryesore që me mund të madh ia kishte siguruari ai sa ishte kryetar.

“Rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës. LDK ka nominuar katër nga gjashtë autoritetet politike për zgjedhjet parlamentare. Shumë shpejt do të përmbyllet procesi dhe deputetët e LDK-së do të jenë ushtarët e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit”, përfundoi Haziri.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12