KosovëLajme

Konkursi i “kurdisur” i DKA-së, shpërthen nepotizmi – Hyseni, Aliu dhe Rexhepi i punësojnë familjarët

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu dhe Arjeta Rexhepi, kanë “rehatuar” familjarët e tyre si mësimdhënës në një konkurs që është shpallur nga Drejtoria e Arsimit në këtë qytet.

Tashmë janë publikuar edhe rezultatet e pikëve për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitat e punës: Mësimdhënës klasor, Edukatore, Lëndë mjekësore, Gjuhë angleze, Gjuhë shqipe, Kimi, Matematikë, Lëndë muzikore, Piano, Gjeografi, Histori.

Gardiani ka siguruar listën e rezultateve në konkursin e fundit të komunës që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa si më e poentuara ka dalur Valdrina Iseni, gruaja e vëllait të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni.

Edhe Ajshje Bershia, gruaja e fotografit të kryetarit të Gjilanit është në mesin e më të poenturave në konkursin e DKA-së për edukatore.

Punësimet e familjarëve të njerëzve në pushtet, nuk ndalen me këtu. Tashmë punën e edukatores sipas pikëve të marra potencialisht do ta ushtrojë edhe Mimoza Alidema, motra e gruas së deputetit të LVV-së nga Gjilani, Luan Aliut.

Me pikë maksimale janë favorizuar edhe vajzat e axhës së deputetes së LVV-së, Arjeta Rexhepi, Floresa Zeqiri dhe Diellza Azizi.

Megjithatë, inkurajohen kandidatët e konkursit në fjalë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në kontestimin e konkursit, e të cilat dyshohet se janë bërë nga deputetët e Aliu dhe Rexhepi me përkrahje të kryetarit Hyseni.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12