KosovëLajme

Ligji kundër përdorimit të duhanit në ambiente të mbyllura është harruar.

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti i ngjason qeverive të kaluar në aspektin e respektimit të ligjit anti-duhan. Janë bërë një vit që kur Albin Kurti fitoi zgjedhjet me premtimin për një qeveri ndryshe mirëpo ligji anti-duhan ka mbetur i pa zbatuar në praktikë. Duhani konsumohet në ambiente të mbyllura në secilin lokal të gastronomisë. Të preokupuar me çështje më madhore si ajo e rritjes së çmimeve, si duket qeveria ka harruar se egziston një ligj anti-duhan dhe ekzistojnë inspektorë që paguhen nga paratë e taksapaguesve që duhet të kontrollojnë lokalet e gastronomisë.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12