Mirlind Daku ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Rusisë.
Golin e pestë, krahas dy asistimeve në gjashtë ndeshjet e para të elitës së futbollit rus, Daku e shënoi të premten mbrëma.
Rubin Kazani fitoi 2:0 ndaj Dynamo Makhachkalas, kurse Daku shënoi në fundin e pjesës së parë nga penalltia. Ai u zëvendësua në minutën e 89-të.
Dardan Shabanhaxhaj u inkuadrua nga minuta e 16-të, pas lëndimit të Valentin Vadas.
Rubin Kazani ka 10 pikë në vendin e pestë pas gjashtë ndeshjeve. Lider është Zeniti me 13 pikë në pesë ndeshje.