Uji i pijes në Gjilan vjen nga gypat e azbestit.
Azbesti është materjal që shkakton kancerin dhe një sërë problemesh tjera shëndetësore.
Në shumë vende të zhvilluara është i ndaluar të përdoret. Në Gjilan pjesë të mëdha të qytetit ende furnizohen nga gypa azbesti. Prandaj shumë shpesh uji i pijes në Gjilan nuk konsumohet për shkak të ngjyrës së zezë dhe erës së keqe.
Komuna e Gjilanit që nga paslufta asnjëherë nuk e ka trajtuar seriozisht këtë temë, rrjedhimisht nuk i intereson fakti që qytetarët e Gjilanit mund të rrezikohen nga materjale që tashmë janë dëshmuar se janë të dëmshëm.