KosovëLajme

Në Gjilan do të ndërtohet strehimore për qentë endacakë.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Bujar Fejzullahu, udhëheqësin e PIN Kosova, Ramadan Berisha dhe përfaqësues tjerë të projektit “EndlessPawsabilities”.Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi rreth problemit të qenve endacakë në Gjilan, përkatësisht ndërtimin e një strehimore të vogël për trajtimin e qenve më të rrezikshëm.Nënkryetarja Morina- Bunjaku, pasi i falënderoi për vizitën, ka shfaqur zotimin e kryetarit Alban Hyseni, për përkrahjen e projekteve të tilla për sigurinë e qytetarëve, gjithmonë duke mbrojtur të drejtat e kafshëve.Ndryshe, organizata joqeveritare PIN, ka fituar një projekt nga Ambasada Britanike për trajtimin e qenve endacakë, e cila do ta ketë edhe mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12