Lajme

Nuk e ndal timin e duhanit – drejtori i Kulturës

Fotografia është realizuar para se ai të emërohej drejtor.

Drejtori i Kulturës po tregohet vet i pakulturuar duke konsumuar duhan në ambiente të mbyllura. Vlen të theksohet se që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti e poashtu edhe e Alban Hysenit në Gjilan, nuk është respektuar ligji anti-duhan, në të gjitha kafiteritë e qytetit duhani konsumohet hapur e njëri ndër ta është edhe drejtori i Kulturës, që duhet të jetë shembull për respektim të ligjit e të tregohet i kulturuar.

Komuna e Gjilanit është treguar e pamëshirshme ndaj bizneseve të vogla duke i denuar edhe për shkeljet më të vogla, kanë denuar edhe për vonesa, e konsumim alkooli të zyrtarëve me kontrata të rregullta. Por pas publikimit të kësaj foto nga Gardiani Press, mbetet të shihet a do të denohet edhe drejtori i Kulturës i cili do duhej të ishte shembull për kulturë.

Qytetari që na ka dërguar foton ka thënë që drejtori Kushtrim Zeqiri konsumon duhan në ambiente të mbyllura në baza të rregullta. Drejtoria që udhëhiqet nga Zeqiri po akuzohet për dallavere nga thirrja për ndihma të OJQ-ve pasi një OJQ ku themelues është vet ai, ka përfituar grant. Poashtu grante kanë përfituar njerëzit e aftërt me VV, një ish aktiviste, një aktor që ishte shfaqur haptazi në fushatat e VV-së dhe djali i një kandidate për asambleiste nga VV.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12