FutbollLajmeSport

SC Gjilani zgjohet nga “vdekja klinike”

Klubi i futbollit Gjilani tashmë edhe zyrtarisht ka pronarë të rinj.

Grupi i aksionarëve përfaqësohet nga Afrim Veliu, që është edhe president i ri i klubit.

Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami janë aksionarët e tjerë.

Për një kohë Gjilani është përballur me krizë të thellë, që tashmë është kaluar.

“Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akademisë së klubit, ndërtimin e një strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin”, shkruan në komunikatën e Gjilanit.

Ndryshe, Gjilani kishte mbetur pa pronarë pas dorëheqjes së Florim Zukës nga posti i presidentit të klubit.

Nga klubi ishin larguar shumë futbollistë, por Gjilani ka bërë disa përforcime të reja.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Gjilani ka një pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë në tabelën e Superligës së Kosovës. /Gardiani Press/

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8