Një nga premtimet e kryetarit Hyseni ishte transparenca e plotë siq e quante ai, por Hyseni edhe pse ka kohë që ka emëruar drejtorët që do të udhëheqin drejtoritë komunale, ai ende nuk ka publikuar biografitë e gjithë drejtorëve. Në anën tjetër bashkëpartiaku i tij nga Dardana, Kadri Rahimaj me të emëruar drejtorët ka publikuar fotografitë dhe biografitë e tyre.
Në mandatin e Hysenit priten të përfundohen projekte të rëndësishme me kosto prej miliona eurove si autostrada e Gjilanit, stadiumi, impianti i ujërave të zeza, projekti i ujërave flows, ndërtimi i qerdheve, zona ekonomike e shumë projekte tjera në mesin e 109 premtimeve elektorale të Hysenit.
Biografitë që mungojnë deri sot janë: Drejtoria e Shëndetësisë, Buxhet dhe Financa, Shërbime Publike, Kadastër, Zhvillim Ekonomik, Inspekcion