KosovëLajme

“Tradhtarët” e PDK-së në Gjilan

Si “tradhtarë” të partisë u quajtën Leonora Morina – Bunjakun, Enver Shabani dhe Bajram Isufi pasi u përjashtuan nga PDK-ja në Gjilan, meqë vazhduan të shërbejnë në komunë, përkundër që partia e tyre u largua nga koalicioni me LV-në në këtë qytet gjatë muajit qershor, shkruan Gardiani Press.  

Ata edhe pse i fituan pozitat fal mbështetjes së partisë, vendosën që shërbejnë në komunë edhe pse PDK-ja dhe LV-ja i ndan rrugët.

Në mbledhjen e kryesisë gjatë këtij muaji, PDK-ja dha lajmin e se të lartcekurit nuk e kanë respektuar vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj partie për të shkëputur bashkëpunimin institucional me kryeministrin, presidenten dhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Si rezultat i mosrespektimit të këtij vendimi nga disa anëtarë të saj nga Dega në Gjilan, në mbledhjen e sotme ka vendosur që të përjashtojë nga të gjitha strukturat e saj, tre anëtarë: Leonora Morina – Bunjakun, Enver Shabanin dhe Bajram Isufin”, thuhej në njoftim.

Sipas PDK-së, zyrtarët e përjashtuar nuk kanë zbatuar qëndrimet partiake dhe vendimin e Këshillit Drejtues të PDK-së edhe pas kërkesës me shkrim të datës 31 korrik 2023, të komunikuar zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, dhe kanë vazhduar të shërbejnë në Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit.

Prishja e koalicionit

Gjatë muajit qershor të këtij viti Lëvizja Vetëvendosje kishte njoftuar se e ka prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës për qeverisje në Gjilan.

Lajmin e kishte bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, i cili kishte thënë se kjo është bërë pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë.

“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund”, pati shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë.

“Ne vazhdojmë të jemi të prerë në qëndrimet dhe parimet tona. Pavarësisht pengesave dhe barrierave të shumta nga shumë akterë, askush dhe asgjë nuk devijon misionin tonë”, ka përfunduar i pari i Gjilanit.  /Gardiani Press/

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12