KosovëLajme

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare

Edhe gjatë mandatitt të Qeverisë Kurti po vazhdon keqpërodrimi i veturave zyrtare. Kjo veturë ka bllokuar rrugën për rreth 30 minuta përballë xhamisë së Medresesë në Gjilan. Vetura ishte e ndezur në kohën kur çmimi i naftës është rritur mbi 1.5 euro. Nuk dihet ende se cilit institucion i përket kjo veturë por sipas qytetarëve që na kanë dërguar videon, vetura ka qenë e ndaluar rreth 30 minuta e ndezur duke bllokuar trotuarin, ora kur ka ndodhur kjo ka qenë rreth 11:00 e natës. Nuk dihet se çfarë pune mund të ketë pasur zyrtari shtetëror në këtë kohë. Në pjesën ku është parkuar vetura gjenden disa kafiteri. 

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8