Mon Balaj dhe Arben Xheladini u vranë nga forcat rumune që shërbenin në kuadër të UNMNIK-ut në protestën e 10 Shkurtit të vitit 2007. Ata nuk ishin të dhunshëm e as të armatosur. Kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë dhe ende drejtësia nuk është vënë në vend. Amnesty International ka kërkuar nga UNMIK-u që të ndërmarrë hapat e nevojshëm që kryesit e kësaj vepre penale të sjellen para drejtësisë. Deri sa në Kosovë u publikua fakti se Moni dhe Arbeni ishin vrarë nga njësitë rumune, ata veqse ishin larguar nga Kosova dhe kurrë nuk u identifikuan. Ata u vranë me plumba gome me afat të skaduar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ndahen medalje presidenciale për Mon Balaj dhe Arben Xheladinin.