KosovëLajme

Kryetari Alban Hyseni po i takon qytetarët.

Për dallim nga Lutfi Haziri i cili nuk publikonte fotografi me qytetarët e rëndomtë, Hyseni po tregohet më i afërt duke i takuar dhe dëgjuar hallet e tyre. Ndërkohë Lutfi Haziri këtë detyrë e kishte deleguar tek vartësi i tij Arbër Ismajli. Instituti GAP së fundmi ka publikuar listën e premtimeve të kryetarëve të zgjedhur. Alban Hyseni ka dhënë gjithsejt 109 premtime. Ndër më kryesoret janë: shujta për nxënësit deri në klasën e pestë, rifunksionalizim i kinemasë, subvencione në bujqësi, digjitalizim, krijimi i zonës ekonomike, themelimi i fondit për ndërmarrës, qendra të reja shëndetësore, qerdhe të reja, uj të pijes 24 orë e shumë premtime tjera. Por një premtim që ka filluar ta mbajë menjëherë është qëndrimi afër me qytetarët duke i takuar ata në baza të rregullta.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12