KosovëLajme

Festë e zymtë e pavarësisë – të gjithë duan të largohen drejt Gjermanisë.

14 vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjeti vendin tonë me një festë të zymtë. Aseti kryesor i vendit rinia, ka vendosur të largohet drejt një jete më të mirë, kryesisht drejt Gjermanisë. Me qindra mijëra aplikime vetëm në drejtim të ambasadës gjermane bëhen çdo vit. Dëshira e të rinjëve për largim është e kuptueshme. Nuk ka jetë të sigurtë në Kosovë. Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm i izoluar në Ballkan, pa sigurime shëndetësore dhe pa siguri juridike e më e rëndësishmja pa siguri ekonomike. Krizat e vazhdueshme politike për pushtet kanë bërë që të largohet vëmendja nga problemet reale që ka Kosova, e që është kriza ekonomike. Kosova nuk ka arritur të zbatoj as ligjet më të lehta që nuk kanë kosto financiare siq është ndalesa e duhanit në ambiente të mbyllura e  lirimi i hapësirave publike.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12