KosovëLajme

109 premtimet e Alban Hysenit

Sipas institutit GAP, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka dhënë gjithsejt 109 premtime.

Ne po ua sjellim listën e plotë të premtimeve të Hysenit.

    • Angazhimi i ekspertëve të arsimit për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënësëve.
    • Organizimi i trajnimeve për mësimdhënësit. 
    • Organizimi i garave të rregullta mësimore në nivel komunal mes nxënëseve.
    • Të gjitha shkollat do të kënë shërbime mjekësore dhe psikologjike. 
    • Të gjitha shkollat do të pajisen me laboratorë dhe kabinete të punës dhe pajisje teknologjike. 
    • Për familjet me asistencë sociale do të mbulohen shpenzimet për materialet e shkolles. 
    • Rregullimi i gjitha nyjeve sanitare në shkollat e qytetit. 
    • Për fëmijet me nevoja të veçanta, do të krijohen në shkolla hapesira për qasje të nevojshme.
    • Krijimi i këndeve për leximi, brenda hapësirave të shkollave. 
    • Elimimi i tri ndërrimeve në shkolla. 
    • Në shkollen model do të nis procesi mesimor tërë ditor.
    • Krijimi/ndërtimi I çerdheve të reja në lagje dhe fshatra të komunës. 
    • Ndërtimi i këndeve të lojrave për fëmijë. 
    • Shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë. 
    • Ndërtimi i terreneve sportive në shkollat. 
    • Sigurohet transporti për të gjithë nxënësit sipas caktimeve ligjore. 
    • Ndarja e bursave për nxënësit dhe studentët e dalluar. 
    • Në shkollat e mesme profesionale do të hapen drejtime të reja, në harmoni me nevojat e tregut të punës. 
    • Do të funksionalizohet shkolla e bujqësisë. 
    • Memorandum bashkëpunimi me biznese për angazhimin e kuadrove nga shkollat profesionale për punë  praktike në ndërmarrjet e tyre. 
    • Në zyrën e kryetarit dhe çdo drejtori, do ketë hapësirë për angazhimin e 5 praktikantëve për praktikë pune  për një periudhë 6 mujore. 
  • BUJQËSI
    • Subvencionet në bujqësi do të ketë transparence të plotë dhe të vazhdushme. 
    • Mbështetje për bletarët për rritjen e kapacitetit prodhues dhe ruajtjen e produktit. 
    • Do të përfaqësohen edhe bujqit dhe fermerët në komisionin komunal për ndarjen e subvencioneve. 
    • Për fermerët do të ofrohet mbeshtetje për rritjen e kapacitetit të kultivimit të pemeve dhe perimeve si dhe në ngritjen e serrave moderne. 
    • Do të subvencionohet programi i vaksinimit për gjedhe, dele, dhi. 
    • Krijimi i një trupe profesionale për bujqit dhe fermeret në ofrimin e këshillave dhe trajnimeve. 
    • Do të krijohet tregu i produkteve bujqësore. 
    • Ofrimi i përkrahjes për krijimin e sistemit të ujitjes për tokat bujqësore.
    • Rregullimi i rrugëve fushore për qasje të lehtë ne toka bujqësore. 
    • Pyllzimi i siperfaqeve të zhveshura. 
    • Krijimi i zyrës së veçantë për bujqit dhe fermerët brenda komunës. 
    • Plotësim/ndryshimi i rregullores për subvencione.
    • Organizimi i panaireve të ndryshme bujqësore. 
    • Krijimi i një databaze e të dhënave për sektorin e bujqësisë. 
    • Rrjetizim i fshatrave me qëllim të zhvillimit të agroturizmit, truzimit rural, trashëgimisë kulturore.  Rrjetëzimi i parë përfshin fshatrat: Veleknicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë, Shurdhan, ?elik dhe të gjithë  fshatrat përgjatë aksit rrugor Gjilan-Stanqiç pika kufitare. Rrjetëzimi i dytë do të përfshijë fshatrat: Burincë, Muçibabë, Inatoc dhe fshatrat përgjatë aksit rrugor Gjilan-Preshevë. Rrjetëzimi i tretë do të përfshijë fshatrat: Malishevë, Uglar, Lipovicë, Llovcë, Bukovik, Pogragjë dhe të gjitha fshatrat përgjatë aksit rrugor Gjilan-Pogragjë. (më shumë)
    • Restaurimi i kalasë së Pogragjës. 
    • Promovim dhe fushata marketingu për zonat rurale të Gjilanit. 
    • Rregullimi i transporti të udhëtarëve nëpër fshatra. 
    • Organizimi i panairëve për promovim të bio produkteve dhe të jetës në fshat. 
    • Trajnimi i të rinjëve dhe grave në fushën e agroturizmit dhe kultivimi i produkteve për konsum të gjerë. 
    • krijimi i inkubatorëve të produkteve tradicionale.
    • Mbështetja për standardizim dhe certifikim të bio-produkteve me qëllim eksportin ndërkombëtar. 
    • Ndërtimi i bujtinave turistike. 
    • Krjimi i rrjetit të marketeve dhe dyqaneve me bio-produkte vendore. 
  • EKONOMI
    • Themelimin e zonës ekonomike industrial. Në kuadër të saj do të funksionalizohet qendra trajnuese.
    • Fabrika për përpunimit të produkteve, të prodhimit të produkteve që do të plasojnë për tregjet e mëtutjeshme si dhe qendrën e shitjes dhe ekspozimit të produkteve. 
    • Një zonë ekonomike atraktive për investitorët e jashtëm me kushte të favorshme. 
    • Ofrimi i trajnimeve në fushen e industrisë (metalpunues, saldim dhe automekanikë). 
    • Do të zhvillojmë komunikim të vazhdueshëm me punëdhënësit dhe të rinjtë punëkërkues. 
    • Themelimi i Fondit për ndërmarrësit e Rinjë. 
    • Ndërtimin e laboratorëve ndërmarrës për Teknologji dhe Inovacion. 
    • Përkrahjen direkte financiare për ndërmarrjet e të rinjve dhe fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin e biznesit, sidomos në sferën e edukimit jo-formal në qendra rinore. 
    • Nxitjen e vetëpunësimit të vajzave dhe grave në zonën rurale. 
  • KULTURË
    • Teatri i qytetit do të ketë financimin e rregullt dhe fondin për projekte artistike. 
    • Trupës artistike do t’i sigurohet edhe stafi ndihmës. 
    • Do të bëhet hartimi i statutit të teatrit. 
    • Një herë në muaj në teater do të shfaqet një shfaqje për fëmijë.
    • Përmirësim i infrastrukturës se Teatrit brenda dhe jashtë objektit. 
    • Galeria e qytetit do të ketë të hartuar për çdo vit program vjetor të punës. 
    • Do të organizohen ekspozita me çmime të veçanta.
    • Në muze do të bëhet rishikim dhe ri pozicionim i artefakteve dhe do të pajiset me artefakte të reja.
    • Në muze do të vendosen dhe transmetohen inqizime autentike që tregojnë lashtësinë dhe historinë. 
    • Kinemaja e qytetit do të funksionalizohet tek salla e qendrës socio-edukative ‘Don Bosko’. 
    • Do të procedojmë nismen për themelimin e ansamblit të këngëve dhe valleve, që përmban orkestrën, valltarët dhe solistët. 
    • Krijimi i qendrave kulturore për fëmijë në të cilën fëmijëve do t’iu krijohen kushte për shprehjen e kreativitetit të tyre. 
    • Digjitalizimi I biblotekës dhe pasurimin e saj me tituj të ri. 
    • Krijimi i biblotekë mobile (levizëse) 
    • Riorganizimi i festivalit ‘Flaka e Janarit’. 
    • Festivalin teatror të shkollave të mesme do të bëhet i përvjetshëm. 
    • Mirëmbajtja e shtëpisë ekzistuese të kulturës si në Përlepnicë, Zhegër, Cërnicë e fshatra tjera ku egzistojnë ato. 
    • Digjitalizimi i ngjarjeve kulturore, përmes aplikacionit mobile. 
    • Rritje e fondit për subvencionimin e organizatave kulturore dhe individëve me qëllim të ngritjes së cilësisë së projekteve kulturore. 
    • Përfshirjen e komunitetit artistik në procesin e planifikimit dhe vendimmarjes për fushën e kulturës. 
    • Krijimi i kinemasë së hapur afër kalasë së Pogragjës. 
    • Trajtim të veçantë për të gjitha skulpturat monumentale në qytet. 
    • Rritja e numrit të skulpturave të reja monumentale, duke u fokusuar jashtë qendrës së qytetit. (më shumë)
    • Funksionalizimi i Qendrës Rinore. 
    • Fuqizimi dhe përkrahja e vazhdueshme financiare e organizatave jo-qeveritare që merren me të rinjtë. 
  • SHËNDETËSI
    • Ndërtimi i qendriave të reja shëndetësore. 
    • Në Zhegër ambulance do e ketë laborator për analiza hematologjike dhe biokimike. 
    • Eliminimi i burokracive administrative në qendrat mjekësore permes instalimi dhe krjimit të sistemve elektronike. 
    • Në sistemin shëndetësor do të krijohet platforma për caktimin e termimeve online për vizita dhe analiza.
    • Vizita sistematike mjekësore në shkolla me qellim të parandalimit të hershëm. 
    • QKMF do të ketë edhe shërbimin e momografisë. 
    • Për çdo të posalindur do të ndahen 100 euro për nënat. 
    • Në çdo lagje dhe fshat të komunës do të caktohet mjekur familjar. 
    • Do të krijohen ekipe mobile që do të jenë në dispozicion për kontrolle të rregullta shtepiake për personat me nevoja të veçanta dhe për të moshuarit. 
    • QMF-në në “Ramiz Cernica” do të shndërrohet në qendër për trajtimin e rasteve me Covid-19, ku do të  kryhen këto shërbime si: kontrolla, PCR, testet serologjike, rentgeni, hemogrami, CRP dhe D-dimer. (më shumë)
    • Krijimi i qendrës për qendrim ditor për personat me aftesi të kuzifuara. 
  • SHËRBIME PUBLIKE
    • Ndërtimi i qendrës së madhe rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm. 
    • Ndërtimi i qendrës së madhe rekreativo-sportive tek liqeni i Përlepnicës. 
    • Mbjellja e një brezi të gjelbërt përgjatë rrethinës së qytetit dhe realizimi i një korridori gjelbërues brenda qytetit. 
    • Krijimi i të ashtuquajturave “Gjepa të gjelbërt’’ nëpër lagjet e qytetit. 
    • Krijimi i parqeve të vogla gjelbëruese dhe hapësirës së lojërave për fëmijë brenda blloqeve të ndërtesave dhe hapësirave të zbrazëta nëpër lagje. 
    • Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujrave të zeza të Liqeni i Livoçit. 
    • Sigurimi i ujit të pijshëm me kapacitet furnizimi për 24 orë për banorët e komunës së Gjilanit. (më shumë)
    • Do të ndërtojmë një nënkalim për këmbësorë në rrugën bulevardi i pavarësisë para ‘Hotel Kristal’ dhe një nënkalim tjetër para shkollës ‘Thimi Mitko’. 
    • Do të krijojmë parkingje të reja me një riorientim të rrugëve, prej dy kahore në një kahore. 
    • Të gjitha projektet e infrastrukturës do t’i harmonizojmë me infrastrukturë nëntokësore. 
    • Do të ndërtojmë dhe rregullojmë trotuaret nëpër rrugët kryesore të qytetit të Gjilanit dhe nëpër fshatra. 
    • Do të krijojmë pjerrina në trotuaret e qytetit për kyçje më të lehtë të personave me karroca.
  • SPORTI
    • Përfundimi i ndërtimit të Stadiumit në qytetin e Gjilanit.
    • Rehabilitimi i palestrës ‘Bashkim Selishta’ duke përfshirë rregullimin e saj si nga brenda ashtu edhe jashtë, siç janë: sistemi i ngrohjes, dyshemeja, nyjet sanitare, fusha e futbollit dhe fusha e basketbollit. 
    • Mirëmbajtje për palestrën dhe të gjitha terrenet sportive në nivel të komunës. 
    • Mbështetje për klubet representative dhe klubet e vogla që rrezikojnë të shuhen. 
    • Do t’i mbështesim shkollat e sporteve dhe edukimin sportiv në moshat e hershme. 

Të gjitha këto premtime mund t’i gjeni në faqen zyrtare të instituti GAP duke klikuar këtu 

 

https://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/100/Alban%20Hyseni

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8