KosovëLajme

Boshllëku që ka lënë Lutfi Haziri, i papërballueshëm nga LDK në Gjilan.

Kur Alban Hyseni mposhti Lutfi Hazirin, humbja ishte më e madhe se sa që dukej atëherë sepse LDK në Gjilan ka mbetur pa lider e do ta ketë tepër të vështirë ta zëvendësoj liderin më të madh të LDK-së nga rajoni i Anamoravës, Lutfi Hazirin. Vet Haziri kishte thënë se shpejti do të mbahen zgjedhjet e brendshme dhe do të merrte përgjegjësinë për humbjen. Por zgjedhjet e brendshme nuk po ndodhin dhe pa liderin e tyre, LDK në Gjilan është futur në gjumë të arushës. Asnjë kritikë drejtuar kryetarit të ri, asnjë kritikë për drejtorët e zgjedhur e heshtje e madhe mediale e ka kapluar LDK-në në Gjilan. Vite të tëra përgaditje për Arbër Ismajlin shkuan huq nga lideri i ri i VV-së Alban Hyseni, i cili mposhti jo vetëm LDK-në, por bashkë me ta edhe PDK-në me të cilën tani është në koalicion, AAK-në, AKR-në dhe Kushtrim Kadriun e Vatrës, i cili ndërronte anët varësisht se kush mendonte se do të fitonte. Se kush do të marrë përsirpër këndelljen e LDK-së në Gjilan mbetet të shihet në muajt në vijim.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 12