Nga 12 drejtori vetëm 4 udhëhiqen nga femrat në udhëheqjen e re lokale në Gjilan. Ndërkohë 8 meshkuj udhëheqin drejtoritë e tjera në Komunën e Gjilanit.
Gratë udhëheqëse në Komunën e Gjilanit janë: Doruntina Hasani – Drejtoria e Administratës, Aurorë Osmani Buca – Drejtoria e Shëndetësisë, Selvet Sylejmani – Drejtoria për Arsim, Entela Hyseni – Drejtoria e Inspekcionit.
Në vijim do ju sjellim biografitë e gjithë drejtorëve të rinj të Komunës së Gjilanit.