KosovëLajme

FSK-ja stërvitje me ushtrinë amerikane në Gjermani

 “Dynamic Front 22” quhet stërvitja do të mbahet në Gjermani.

Ministri i Mbrojtjes Mehaj ka shkruar në Facebook.

“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ‘Dynamic Front 22’ që do të mbahet në Gjermani, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë. Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8