FutbollLajmeSport

Stadiumi i “heroinës”

Stadiumi i qytetit të Gjilanit nga mos investimi i duhur dhe zhagitja e procesit të ndërtimit të tij ka bërë që të shndërrohet në fole të narkomanëve.

Në një reportazh të Nacionale, shihet se heroina merret midis stadiumit, vetëm 50 metra larg fëmijëve.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se me këtë ceshtje duhet të merren organet e rendit, meqë nuk është kompetencë e tij.

“Për këtë është përgjegjëse policia, unë nëse merrem këto dukuri bëhem një lloj sherifi. Unë nuk mundem të merrem me gjëra të tilla”, tha Hyseni.

Drita dhe Gjilani janë dy skuadrat me ndikimin me të madh në Superligë dhe po këto të dyja vijnë nga qyteti i Gjilanit.

Por ajo që po i preokupon këto dy ekipe është stadiumi, dhe se të dy skuadra janë ende duke e pritur përfundimin e ‘shtëpisë së tyre’.

Stadiumi i qytetit në Gjilan është ndër temat më të përfolura sa i përket futbollit në Kosovë, për shkak të punimeve me hapa të ngadaltë.

Drita dhe Gjilani, dy klubet nga i njëjti qytet janë të detyruar t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas në stadiumin ndihmës për shkak të kushteve aspak të mira në stadiumin e qytetit. /Gardiani Press/

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8