BasketbollLajmeSport

Kryetar, KB Drita po shuhet

Klubi i basketbollit KB Drita nga Gjilani po rrezikon të shuhet për shkak të problemeve të mëdha financiare. Në një njoftim për media ky klub me traditë 65 vjeçare ka njoftuar se mbështetja nga komuna është e pamjaftueshme për të mbijetuar.

“Kjo mungesë e mbështetjes ka ndikuar negativisht në gjithë fazën e zhvillimit dhe konsolidimit të klubit”, thuhet në njoftim.

Përmes reagimit, ky klub i ka ftuar bizneset që t’i ndihmojnë KB Dritës për të dalur nga kriza.

“Duhet ta kuptojnë bizneset në Gjilan se nga tatimi dhe fitimi i cili është 30 për qind paraqet një ngarkesë të rëndësishme financiare. Për të zvogëluar këtë barrë shumë kompani bëjnë marrëveshje përmes klubeve apo federatave”.

Edicion i fundit në të cilin KB Drita u paraqitë në Superligën e Kosovës është ai 2021-22, derisa klubi gjilanas ka edhe një titull kampioni të Kosovës të fituar pas luftës.

Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka luajtur në të gjitha grupmoshat me klubin e basketbollit Drita nga Gjilani, si dhe arriti deri në ekipin e parë ku qëndroi për disa vite.

Ai pati premtuar se të bëj gjëra të mëdha për sportin, duke përmirësuar gjendjen infrastrukturore si në stadium ashtu edhe në palestrën e qytetit.

“Natyrisht si një sportist që kam qenë, e kam obligim moral dhe qytetar të bëj gjëra të mira për sportin, pasi njihemi si qytet i sportit dhe kemi arritur shumë suksese edhe në kushte jo të mira infrastrukturore”, kishte premtuar Hyseni. /Gardiani Press/

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8