Sipas institutit GAP, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka dhënë gjithsejt 109 premtime.
Ne po ua sjellim listën e plotë të premtimeve të Hysenit.
-
- Angazhimi i ekspertëve të arsimit për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënësëve.
- Organizimi i trajnimeve për mësimdhënësit.
- Organizimi i garave të rregullta mësimore në nivel komunal mes nxënëseve.
- Të gjitha shkollat do të kënë shërbime mjekësore dhe psikologjike.
- Të gjitha shkollat do të pajisen me laboratorë dhe kabinete të punës dhe pajisje teknologjike.
- Për familjet me asistencë sociale do të mbulohen shpenzimet për materialet e shkolles.
- Rregullimi i gjitha nyjeve sanitare në shkollat e qytetit.
- Për fëmijet me nevoja të veçanta, do të krijohen në shkolla hapesira për qasje të nevojshme.
- Krijimi i këndeve për leximi, brenda hapësirave të shkollave.
- Elimimi i tri ndërrimeve në shkolla.
- Në shkollen model do të nis procesi mesimor tërë ditor.
- Krijimi/ndërtimi I çerdheve të reja në lagje dhe fshatra të komunës.
- Ndërtimi i këndeve të lojrave për fëmijë.
- Shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
- Ndërtimi i terreneve sportive në shkollat.
- Sigurohet transporti për të gjithë nxënësit sipas caktimeve ligjore.
- Ndarja e bursave për nxënësit dhe studentët e dalluar.
- Në shkollat e mesme profesionale do të hapen drejtime të reja, në harmoni me nevojat e tregut të punës.
- Do të funksionalizohet shkolla e bujqësisë.
- Memorandum bashkëpunimi me biznese për angazhimin e kuadrove nga shkollat profesionale për punë praktike në ndërmarrjet e tyre.
- Në zyrën e kryetarit dhe çdo drejtori, do ketë hapësirë për angazhimin e 5 praktikantëve për praktikë pune për një periudhë 6 mujore.
- BUJQËSI
- Subvencionet në bujqësi do të ketë transparence të plotë dhe të vazhdushme.
- Mbështetje për bletarët për rritjen e kapacitetit prodhues dhe ruajtjen e produktit.
- Do të përfaqësohen edhe bujqit dhe fermerët në komisionin komunal për ndarjen e subvencioneve.
- Për fermerët do të ofrohet mbeshtetje për rritjen e kapacitetit të kultivimit të pemeve dhe perimeve si dhe në ngritjen e serrave moderne.
- Do të subvencionohet programi i vaksinimit për gjedhe, dele, dhi.
- Krijimi i një trupe profesionale për bujqit dhe fermeret në ofrimin e këshillave dhe trajnimeve.
- Do të krijohet tregu i produkteve bujqësore.
- Ofrimi i përkrahjes për krijimin e sistemit të ujitjes për tokat bujqësore.
- Rregullimi i rrugëve fushore për qasje të lehtë ne toka bujqësore.
- Pyllzimi i siperfaqeve të zhveshura.
- Krijimi i zyrës së veçantë për bujqit dhe fermerët brenda komunës.
- Plotësim/ndryshimi i rregullores për subvencione.
- Organizimi i panaireve të ndryshme bujqësore.
- Krijimi i një databaze e të dhënave për sektorin e bujqësisë.
- Rrjetizim i fshatrave me qëllim të zhvillimit të agroturizmit, truzimit rural, trashëgimisë kulturore. Rrjetëzimi i parë përfshin fshatrat: Veleknicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë, Shurdhan, ?elik dhe të gjithë fshatrat përgjatë aksit rrugor Gjilan-Stanqiç pika kufitare. Rrjetëzimi i dytë do të përfshijë fshatrat: Burincë, Muçibabë, Inatoc dhe fshatrat përgjatë aksit rrugor Gjilan-Preshevë. Rrjetëzimi i tretë do të përfshijë fshatrat: Malishevë, Uglar, Lipovicë, Llovcë, Bukovik, Pogragjë dhe të gjitha fshatrat përgjatë aksit rrugor Gjilan-Pogragjë. (më shumë)
- Restaurimi i kalasë së Pogragjës.
- Promovim dhe fushata marketingu për zonat rurale të Gjilanit.
- Rregullimi i transporti të udhëtarëve nëpër fshatra.
- Organizimi i panairëve për promovim të bio produkteve dhe të jetës në fshat.
- Trajnimi i të rinjëve dhe grave në fushën e agroturizmit dhe kultivimi i produkteve për konsum të gjerë.
- krijimi i inkubatorëve të produkteve tradicionale.
- Mbështetja për standardizim dhe certifikim të bio-produkteve me qëllim eksportin ndërkombëtar.
- Ndërtimi i bujtinave turistike.
- Krjimi i rrjetit të marketeve dhe dyqaneve me bio-produkte vendore.
- EKONOMI
- Themelimin e zonës ekonomike industrial. Në kuadër të saj do të funksionalizohet qendra trajnuese.
- Fabrika për përpunimit të produkteve, të prodhimit të produkteve që do të plasojnë për tregjet e mëtutjeshme si dhe qendrën e shitjes dhe ekspozimit të produkteve.
- Një zonë ekonomike atraktive për investitorët e jashtëm me kushte të favorshme.
- Ofrimi i trajnimeve në fushen e industrisë (metalpunues, saldim dhe automekanikë).
- Do të zhvillojmë komunikim të vazhdueshëm me punëdhënësit dhe të rinjtë punëkërkues.
- Themelimi i Fondit për ndërmarrësit e Rinjë.
- Ndërtimin e laboratorëve ndërmarrës për Teknologji dhe Inovacion.
- Përkrahjen direkte financiare për ndërmarrjet e të rinjve dhe fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin e biznesit, sidomos në sferën e edukimit jo-formal në qendra rinore.
- Nxitjen e vetëpunësimit të vajzave dhe grave në zonën rurale.
- KULTURË
- Teatri i qytetit do të ketë financimin e rregullt dhe fondin për projekte artistike.
- Trupës artistike do t’i sigurohet edhe stafi ndihmës.
- Do të bëhet hartimi i statutit të teatrit.
- Një herë në muaj në teater do të shfaqet një shfaqje për fëmijë.
- Përmirësim i infrastrukturës se Teatrit brenda dhe jashtë objektit.
- Galeria e qytetit do të ketë të hartuar për çdo vit program vjetor të punës.
- Do të organizohen ekspozita me çmime të veçanta.
- Në muze do të bëhet rishikim dhe ri pozicionim i artefakteve dhe do të pajiset me artefakte të reja.
- Në muze do të vendosen dhe transmetohen inqizime autentike që tregojnë lashtësinë dhe historinë.
- Kinemaja e qytetit do të funksionalizohet tek salla e qendrës socio-edukative ‘Don Bosko’.
- Do të procedojmë nismen për themelimin e ansamblit të këngëve dhe valleve, që përmban orkestrën, valltarët dhe solistët.
- Krijimi i qendrave kulturore për fëmijë në të cilën fëmijëve do t’iu krijohen kushte për shprehjen e kreativitetit të tyre.
- Digjitalizimi I biblotekës dhe pasurimin e saj me tituj të ri.
- Krijimi i biblotekë mobile (levizëse)
- Riorganizimi i festivalit ‘Flaka e Janarit’.
- Festivalin teatror të shkollave të mesme do të bëhet i përvjetshëm.
- Mirëmbajtja e shtëpisë ekzistuese të kulturës si në Përlepnicë, Zhegër, Cërnicë e fshatra tjera ku egzistojnë ato.
- Digjitalizimi i ngjarjeve kulturore, përmes aplikacionit mobile.
- Rritje e fondit për subvencionimin e organizatave kulturore dhe individëve me qëllim të ngritjes së cilësisë së projekteve kulturore.
- Përfshirjen e komunitetit artistik në procesin e planifikimit dhe vendimmarjes për fushën e kulturës.
- Krijimi i kinemasë së hapur afër kalasë së Pogragjës.
- Trajtim të veçantë për të gjitha skulpturat monumentale në qytet.
- Rritja e numrit të skulpturave të reja monumentale, duke u fokusuar jashtë qendrës së qytetit. (më shumë)
- Funksionalizimi i Qendrës Rinore.
- Fuqizimi dhe përkrahja e vazhdueshme financiare e organizatave jo-qeveritare që merren me të rinjtë.
- SHËNDETËSI
- Ndërtimi i qendriave të reja shëndetësore.
- Në Zhegër ambulance do e ketë laborator për analiza hematologjike dhe biokimike.
- Eliminimi i burokracive administrative në qendrat mjekësore permes instalimi dhe krjimit të sistemve elektronike.
- Në sistemin shëndetësor do të krijohet platforma për caktimin e termimeve online për vizita dhe analiza.
- Vizita sistematike mjekësore në shkolla me qellim të parandalimit të hershëm.
- QKMF do të ketë edhe shërbimin e momografisë.
- Për çdo të posalindur do të ndahen 100 euro për nënat.
- Në çdo lagje dhe fshat të komunës do të caktohet mjekur familjar.
- Do të krijohen ekipe mobile që do të jenë në dispozicion për kontrolle të rregullta shtepiake për personat me nevoja të veçanta dhe për të moshuarit.
- QMF-në në “Ramiz Cernica” do të shndërrohet në qendër për trajtimin e rasteve me Covid-19, ku do të kryhen këto shërbime si: kontrolla, PCR, testet serologjike, rentgeni, hemogrami, CRP dhe D-dimer. (më shumë)
- Krijimi i qendrës për qendrim ditor për personat me aftesi të kuzifuara.
- SHËRBIME PUBLIKE
- Ndërtimi i qendrës së madhe rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm.
- Ndërtimi i qendrës së madhe rekreativo-sportive tek liqeni i Përlepnicës.
- Mbjellja e një brezi të gjelbërt përgjatë rrethinës së qytetit dhe realizimi i një korridori gjelbërues brenda qytetit.
- Krijimi i të ashtuquajturave “Gjepa të gjelbërt’’ nëpër lagjet e qytetit.
- Krijimi i parqeve të vogla gjelbëruese dhe hapësirës së lojërave për fëmijë brenda blloqeve të ndërtesave dhe hapësirave të zbrazëta nëpër lagje.
- Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujrave të zeza të Liqeni i Livoçit.
- Sigurimi i ujit të pijshëm me kapacitet furnizimi për 24 orë për banorët e komunës së Gjilanit. (më shumë)
- Do të ndërtojmë një nënkalim për këmbësorë në rrugën bulevardi i pavarësisë para ‘Hotel Kristal’ dhe një nënkalim tjetër para shkollës ‘Thimi Mitko’.
- Do të krijojmë parkingje të reja me një riorientim të rrugëve, prej dy kahore në një kahore.
- Të gjitha projektet e infrastrukturës do t’i harmonizojmë me infrastrukturë nëntokësore.
- Do të ndërtojmë dhe rregullojmë trotuaret nëpër rrugët kryesore të qytetit të Gjilanit dhe nëpër fshatra.
- Do të krijojmë pjerrina në trotuaret e qytetit për kyçje më të lehtë të personave me karroca.
- SPORTI
- Përfundimi i ndërtimit të Stadiumit në qytetin e Gjilanit.
- Rehabilitimi i palestrës ‘Bashkim Selishta’ duke përfshirë rregullimin e saj si nga brenda ashtu edhe jashtë, siç janë: sistemi i ngrohjes, dyshemeja, nyjet sanitare, fusha e futbollit dhe fusha e basketbollit.
- Mirëmbajtje për palestrën dhe të gjitha terrenet sportive në nivel të komunës.
- Mbështetje për klubet representative dhe klubet e vogla që rrezikojnë të shuhen.
- Do t’i mbështesim shkollat e sporteve dhe edukimin sportiv në moshat e hershme.
Të gjitha këto premtime mund t’i gjeni në faqen zyrtare të instituti GAP duke klikuar këtu
https://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/100/Alban%20Hyseni