Sipas disa zërave brenda Lëvizjes Vetëvendosje, një nga asambleistët e kësaj partie pritet të largohet dhe Vetëvendosje rrezikon numrat në Kuvend Komunal.
Pakënaqësitë në lidhje me emërimet e drejtorëve si duket kanë filluar të shfaqen haptazi. Një asambleist pothuajse është larguar dhe një tjetër nuk i përgjigjet takimeve të rregullta që ata mbajnë mes veti.
Ende nuk dihet nëse asambleisti në fjalë do t’i bashkohet LDK-së, e cila do të fitonte Kuvendin Komunal, rrjedhimisht do të vështirësohej qeverisja e re e Alban Hysenit.