Kurteshi ka shpërndarë një fotografi ku thuhet “Unë u turpërova kur kuptova se jeta ishte një festë me maska, kurse une po merrja pjesë me fytyrën time të vërtetë”.
Kurteshi ishte përfolur për t’u zgjedhur Drejtor i Arsimit, pozitë të cilën e kishte mbajtur edhe në kohën e PDK-së, por Alban Hyseni ka preferuar Selvete Sylejmanin.
Ende nuk dihet kuptimi i vërtetë i kësaj thënje të shpërndarë nga Kurteshi.
Përflitet se në degën e VV-së në Gjilan po zhvillohen betejat e brendshme, duke qenë se edhe zgjedhjet për kryetar të qendrës janë afër.
Kundër familjes Kurteshi ishte zhvilluar një kampanjë e madhe mediale kryesisht nga eskponentë të LDK-së.