KosovëLajme

Asnjë aktivist në pozita të drejtorive dhe vetëm dy femra – bilanci i të emëruarve nga kryetari Hyseni.

Vite të tëra aktivizëm politik, protesta, kundërshtime, aksione politike duket se nuk i bënë shumë përshtypje kryetarit të ri të Gjilanit Alban Hyseni, pasi asnjë aktivist nuk ka marrë pozitë drejtuese deri tani.

Gjatë prezantimit të drejtorëve të rinj, Hyseni u ka besuar vetëm dy femrave dhe asnjë aktivisti të VV-së në Gjilan.

Gjatë debateve politike Hyseni kishte theksuar se synojnë të arrijnë në kuotën prej 50% të drejtorive të drejtohen nga femrat, por nga nëntë drejtori, ai vetëm dy drejtori i ka ndarë për gjininë femrore.

Gjithashtu deri tani asnjë aktivist i Vetëvendosje’s nuk ka marrë besimin e Hysenit për të drejtuar ndonjë drejtori.

Mbetet të shihet në ditët në vijim për emrat e rinjë të drejtorive të mbetura.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8