ShowbizVirale

Historia rrënqethëse e Simon Leview  – vodhi paratë dhe zemrat e vajzave

Dokumentari Tinder Swindler po bënë bujë të madhe në krejt botën. Izraeliti ndërroi identitetin dhe u shtri se ishte djali i një miliarderi të diamantëve nga familja e famshme Leviev në Izrael. Simoni kishte hapur një profil në rrjetin social Tinder që është një aplikacion për njoftim. Aty Simoni i joshte vajzat nga e gjithë bota. I merrte me avion privat dhe pas një kohe u kërkonte favore financiare, duke i futur në kredi. Ai merrte mesatarisht rreth 200 mijë dollar nga secila vajzë dhe me këto para bënte në jetë super luksoze duke shetitur botën me aviona privat dhe duke qëndruar në hotelet më luksoze në  botë.

Ai parashihet se ka arritur brenda dy viteve të mashtrojë me qindra femra dhe të mbledh shumën prej 10 milionë dollarëve. Por njëra nga vajzat e cila rastësisht kuptoi se ai po udhëtonte me dokumenta fallce i lajmëroi autoritetet dhe ai u arrestua. Mirëpo Simon Leviev nuk ka mbajtur asnjë ditë burg për mashtrimet ndaj vajzave. Ai mbajti 5 muaj burg për fallcifikim dokumentash dhe posa u liruar nga burgu vazhdoi të publikonte fotografi përsëri në aviona privat. Rrjeti social Instagram e largoi nga platforma e saj e gjithashtu edhe Tinder e ka larguar profilin e tij.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8