KosovëLajme

Komuna krenohet se tani mund të regjistrohen fëmijët vetëm nga njëri prind

Në shekullin 21 ku bota po vlon nga mundësitë teknologjike, Komuna e Gjilanit po krenohet se tani lindjet e reja në Spitalin e Gjilanit do të regjistrohen më lehtë dhe tani e tutje regjistrimin mund ta bëjë edhe njëri prind. Përndryshe Komuna e Gjilanit vazhdimisht po njofton për gjitha takimet e zyrtarëve komunal dhe denimet që po u japin qytetarëve. Ndërkohë ende nuk kemi ndonjë informatë për një nga 109 premtimet e realizuara nga Komuna e Gjilanit. 

Ky është njoftimi i plotë nga Komuna:

Brenda kësaj jave do të krijohet mundësia e regjistrimit të lindjeve të fëmijëve me njërin prind që nuk posedon pasaportë apo numër identifikues
Gjilan, 15 mars 2022 – Brenda kësaj jave në Gjilan do të krijohet mundësia e regjistrimit të lindjeve të fëmijëve me njërin prind që nuk posedon pasaportë apo numër identifikues, por që identifikohen me dokumente të tjera përkatëse.
Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Doruntina Hasani, pas takimit me drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil (ARC), Erdon Arifaj, të cilin e ka falënderuar për aprovimin e këtij propozimi për krijimin e mundësisë në Programin e Gjendjes Civile, për regjistrimin e lindjeve në territorin e Gjilanit.
“Problematika e një numri të konsiderueshëm të fëmijëve që kanë mbetur të paregjistruar për këto shkaqe, vërehet sidomos tek qytetarët e Luginës së Preshevës dhe pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë”, ka thënë drejtoresha Hasani.
Ajo ka theksuar se të gjitha lindjet e fëmijëve duhet të regjistrohen, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre ashtu siç parashikohet me konventa ndërkombëtare dhe akte të brendshme juridike.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8