KosovëLajme

Mblidhet udhëheqësia e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka mbledhur stafin dhe drejtorët komunal në njê takim pune. 

Po ju sjellim tekstin e plotë nga postimi i kryetarit. 

Gjatë kësaj fundjave, organizuam dy mbledhje me drejtorët e emëruar të drejtorive të Komunës së Gjilanit. U prezantuan problematikat dhe zgjidhjet e projekteve konkrete të çdo drejtorie, për planin e punës të vitit 2022. U dakorduam për koordinim, bashkëpunim institucional dhe transparencë. Biseduam mbi format se si mund ta ndihmojmë njëri tjetrin në proceset e punës.

Adresuam çështjet më urgjente për t’u zgjidhur dhe prioritetet e qeverisjes sonë. Ajo çka synojmë, është sjellja e një modeli të ri dhe mbledhje të tilla do të jenë të shpeshta gjatë të gjithë qeverisjes, për të garantuar angazhimin serioz të të gjithëve ne, në detyrat që i kemi marrë përsipër. I kërkova të gjithë drejtorëve 3 parimet mbi të cilat e bazojmë qeverisjen tonë gjatë këtij mandati: ndryshim, ndershmëri, profesionalizëm. Monitorimi dhe skanimi i vazhdueshëm i gjendjes në qytet, do të sigurojë mbarëvajtjen e iniciativave që po i ndërmarrim.

Teme kryesore është gjithashtu edhe rritja e investimeve dhe kthimi Gjilanit në qendër të Anamoravës dhe urë lidhëse strategjike ekonomike.

What's your reaction?

Related Posts

1 of 8